Teqeja s’kishte konto, shehu i mbante në shtëpi 200 mijë eurot që u vodhën

Një ngjarje që mund të ketë ndodhur gjatë fundjavës, e tmerroi të hënën shehun e Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Sheh Gufrani u shtang kur pa se arka me paratë e grumbulluara në dy vjetët e fundit nuk ishte në shtëpinë e tij, që ndodhet në oborrin e objektit fetar, raporton Klan Kosova.

Atë, bashkë me shumën prej rreth 200 mijë euro që kishte brenda, i kishte vjedhur dikush.

Prijësi i tarikatit Saadi lajmëroi policinë, që konfirmoi se plaçkitësit s’i morën veç para, por edhe stoli ari.

Teqeja është e rrethuar me kamera të sigurisë, pamjet e të cilave po hetohen.

Lulzim Shehu, sekretar në Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës (BTK), ku bën pjesë ky komunitet, ankohet se paratë s’mund të deponoheshin në bankë meqë Administrata Tatimore e Kosovës ia mori licencën pasi ia dha.

Valentina Bytyqi nga ATK, konfirmoi për Klanin se anulimi i numrit fiskal për BTK u bë pas rekomandimeve të zyrës ligjore, pasi nuk ka status si Bashkësi Fetare, bazuar në ligjin aktual në fuqi për liritë fetare. /Klankosova.tv

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit