Tërheqja e Trustit, iniciuesi i peticionit: Presim përgjigje pozitive nga Qeveria, duhet lejuar tërheqja e mjeteve

Çështja e 30 për qind të mjeteve të trustit vazhdon të jetë me interes për qytetarët.

Pasi njëherë ka dështuar në Kuvend, me një peticion të qytetarëve kjo çështje ka bërë që të kthehet sërish në Qeveri, pasi Kuvendi e ka dërguar për mendim në Qeveri Trustin.

Tani është në duart e Qeverisë që ky projektligj të dërgohet për votim në Kuvend. Qeveria ka afat deri me 22 tetor për ta shqyrtuar këtë projektligj.

Adnan Jashari, iniciues i këtij peticioni, thotë për Gazeta Blic se presin që përgjigja e Qeverisë të jetë pozitive dhe të lejohet tërheqja e mjeteve.

“Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, unë si iniciator dhe qytetarët përgjithësisht janë në pritje që përgjigja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë pozitive dhe pro lejimit të tërheqjes së kursimeve deri 30%”, thekson ai.

Jashari potencon se edhe ekonomistët janë shprehur pro kësaj tërheqje dhe i kanë bërë thirrje qeverisë që ta mundësojë atë.

“Edhe njohësit e ekonomisë sërish janë shprehur pro tërheqjes dhe i kanë bërë thirrje qeverisë ta mundësojnë tërheqjen e kursimeve për shkak se qytetarët kanë hyrë në borxhe! Shpresojmë që kërkesa e qytetarëve dhe thirrja e ekonomistëve ta inkurajojë edhe qeverinë për përgjigje pozitive”, thotë ai.

Ai shton se pas përgjigjes së Qeverisë, më pas e shqyrton komisioni parlamentar dhe vazhdon në procedura për riprocedim në Kuvend.

“Pas përgjigjes së Qeverisë, komisioni parlamentar pas disa ditëve e shqyrton në komision projektligjin dhe vazhdon me procedura për riprocedim të projektligjit në Kuvend të Kosovës”, deklaron Adnan Jashari.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit