10.5 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Tërshani rizgjidhet kryetar i PD-së në Therandë

BajramTershani-PD-suharekePartia e Drejtësisë në Therandë, ka mbajtur sonte Kuvendin e gjashtë Zgjedhor në të cilin u zgjodh kryetari dhe kryesia e re. Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 62 delegatë, të cilët në mënyrë unanime rizgjodhen për kryetar kandidatin e vetëm Bajram Tërshanin.

Tërshani, falenderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të angazhohet edhe më shumë për të fuqizuar PD-në në këtë rajon.

Ai para të pranishmëve ka shpalosur edhe raportin e punës katër- vjeçare, duke treguar për sfidat, sukeseset dhe peripetitë me të cilat është ballafaquar kjo degë në të kaluarën.

“Dega e PD-së në Therandë gjatë katër vjetëve të kaluarm ka bërë një punë mjaftë të madhe, duke shtrirë strukturat e saja në shumë fshatra dhe një gjë të tillë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Premtoj se asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej dhe do të arsyetoj votën dhe besimin tuaj për të drejtuar degën e PD-së në këtë rajon”, është shprehur Tërshani.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Drejtësisë, që njëherësh është edhe ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani, i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të porsazgjedhur, Bajram Tërshanit, duke thënë se PD-ja çdo ditë e më shumë po dëshmon se është parti serioze, parti e vlerave të popullit tonë dhe si e tillë, sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme do të fuqizohet edhe më shumë.

Në këtë Kuvend Zgjedhor ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi e Jeton Svirca, anëtarë tjerë të kryesisë së PD-së nga qendra, si dhe përfaqësues të subjekteve tjera politike në Therandë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim për vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe...

Pjesëmarrje e ulët në mëngjesin zgjedhor në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Procesi i votimit në Qendrën e Votimit 2002 në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit ka nisur me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve. Edhe pse kjo qendër...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit