4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Testi i maturës mbahet më 29 gusht

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj ka thënë se kanë krijuar një grup punues për të përgatitur planin për vazhdimin e mënyrës së organizimit të mësimit në distancë.

Likaj më tutje ka thënë se testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë do të mbahet me 10 korrik.

Ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së është shtyrë për 29 gusht.

“Testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë e kemi organizuar me datën 10 korrik ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është shtyrë për 29 gusht”.

A i ka thënë se po ashtu janë duke u përgatitur edhe për mësimin në objektet shkollore. Por sipas ministrit nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë atëherë do të vazhdon mësimi në distancë.

“Ne kemi krijuar një grup punues për me përgatit planin edhe për mësimin e distancë dhe online prej shtatorit sepse situata është shumë e vështirë dhe ne përgatitemi për më të mirë për mësimin në objektet shkollore”, ka thënë Likaj për Ekonomia Online.

“…duhet të jemi të përgatitur se në rast se kjo gjendje vazhdon të jemi të përgatitur për mësimin në distancë dhe sa më mirë që është e mundur dhe përgatitjet janë duke u bërë dhe presim që në muajin shtator apo tetor në rast se paraqitet nevoja të jemi të përgatitur”.

“…ne jemi duke i shqyrtuar gjitha opsionet se si mund të realizojmë këtë test dhe kuptohet nëse vazhdon situata e njejt atëherë duhet me gjet edhe zgjidhje të tjera alternative”, ka thënë ministri Likaj.

Më Shumë

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

Shkruan: Musa BUSHRANI Romani “Era dhe Rroni - Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit...

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Lajmet e Fundit