0.5 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, deklaroi se me ligjin aktual të borxhit publik Kosova mund ta rrisë atë deri në 40 për qind të bruto produktit vendor.

“Me ligjin aktual të borxhit publik Kosova mund ta rrisë borxhin deri në 40 për qind të bruto produktit vendor. Momentalisht sa e di unë është 18 për qind, që do të thotë se hapësira për rritje të borxhit publik është goxha e madhe. E mira është se ne kemi hapësirë për rritje të borxhit publik por duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në këtë aspekt”, tha ai.

Sapas tij, vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit, shumë kompani i ka lënë në mëshirë të fatit dhe me humbje marramendëse.

“Disa prej tyre iu janë akomoluar edhe detyrimet qofshin kreditore ose detyrime tjera operacionale dhe të cilat natyrisht është pritur që do të kryhen pas lehtësimit të masave kufizuese. Prandaj vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit i lë këto kompani në gjendje të vështirë, sa i përket likuiditetit por tashmë janë me detyrime të reja të krijuara pas rinisjes së punës. Qasja në financa ka qenë problematike në këtë vend, prandaj ne kemi insistuar në përkrahje të shpejtë për këto ndërmarrje”, tha ai për EO.

“Pra ky është problemi kryesor, pamundësia e këtyre kompanive që të nisin, por në anën tjetër kemi një problem tjetër që lidhet me nivelin e reduktuar të të hyrave të punonjësve përgjatë këtyre muajve, e që ka të bëjë me konsumin e ulët. Disa prej ndërmarrjeve që kanë vazhduar punën, vazhdojnë të ballafaqohen me telashe sa i përket të të hyrave, rrjedhimisht për shkak të konsumit relativisht të ulët”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për humbjet nga pandemia, shqetësim mbetet shuma e ofruar nga pakoja emergjente fiskale dhe vonesat në këtë drejtim.

Zeka thotë se këto humbje ka qenë dashur të bëhen proporcional me dëmin që iu është shkaktuar këtyre ndërmarrjeve.

- Advertisement -

Më Shumë

10 thasë duhan i grirë gjenden në bagazhin e veturës në Vërmicë

Policia e Kosovës ka gjetur 10 thasë duhan të grirë në një veturë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën rreth orën 18:00. Pas dyshimeve...

Avdullah Hoti, Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Rahovec

Dega e LDK-së në Rahovec ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë. Përveç Avdullah Hotit, që është edhe i nominuari për kryeministër...

Ikja në vetmi e Trumpit

Në spektaklin e fundit përçarës para largimit nga Zyra Ovale, tashmë ish-presidenti Donald Trump është bërë komandanti i parë në historinë e re amerikane...

Statistikat zyrtare, kaq paguhen kosovarët në vend, Gjermani e Zvicër

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen...

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.4 shkallë sipas Rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km...

Protestë në Prizren pas vrasjes së 15-vjeçarit

Banorë të lagjes "Bajram Curri" bashkë me nxënës të martën kanë organizuar protestë pas incidentit të djeshëm që ka rezultuar me vdekjen e nxënësit...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se ish pjesëtari i UÇK-s, Nezir Çoçaj është i ftuari i...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...

Prizren, shtyhet rigjykimi për tentim vrasje

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca ndaj Rinor Xhaferit, i akuzuar për tentim vrasje, Bekim Xhaferit, i akuzuar...

Dënohen 556 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar të gjithë ata të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Lidhur me...

Xhavit Ukaj mbetet jashtë garës

Xhavit Ukaj, i cili u bë i njohur pas zënkës me Vjosa Osmanin, ka mbetur jashtë garës zgjedhore. Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime...

Të gjitha transferimet në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin...

39 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar...

Lajmet e Fundit