22.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Testohen 12 punëtorë të shëndetësisë së Spitalit të Prizrenit, nuk janë prekur nga koronavirusi

Dymbëdhjetë punëtorëve shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, u është bërë testi i diagnostikimit për COVID 19 .

Rezultatet e tyre kanë dalë negativ, përjashtuar të një punëtori ndihmës, i cili ka dalë pozitiv.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se testet e punëtorëve shëndetësor të spitalit janë bërë dje.

“Ky është një lajm i mirë për shëndetësinë e Prizrenit”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Sipas tij, këto rezultate tregojnë se mjekët e Spitalit të Prizrenit, janë treguar të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të pacientëve, por edhe të tyre.

Spitali i Prizrenit është mobilizuar, pas shfaqjes së pandemisë.

Në këtë institucion shëndetësor, po trajtohen disa pacientë me virusin COVID 19.

Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, tha se janë marrë të gjitha masat mbrojtjes .

“E gjithë stafi përdorë masat mbrojtëse”, tha Avdaj.

Përgjegjësia janë është të jemi në kontakt me pacientin me të gjitha pasojat eventuale”, shprehet ai.

Federata e Sindikatave të shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prizrenit, deri më tash janë prekur nga koronavirusi dy punëtorë shëndetësor, kurse tetë janë vetizoluar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga i urryeri në hero: Rrugëtimi i mrekullueshëm i Xhakës në Arsenal

Kohës së Granit Xhakës në Arsenal duket se po i vjen fundi. Mesfushori synon një rikthim në Gjermani dhe klubi i Londrës veriore është në...

Raportohen sulme me dronë në të gjithë Ukrainën

Forcat ruse lëshuan 20 sulme me raketa gjatë 24 orëve të fundit në rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Harkiv, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë...

Mona Liza

Lajmet e Fundit