10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Testohen 600 mësimdhënës në Prizren, 18 rezultuan me COVID-19

Gjashtëqind mësimdhënës janë testuar për COVID-19 në Prizren.

Prej tyre, 18 kanë rezultuar pozitivë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se testimi i mësimdhënësve është bërë nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë dhe nga QKMF-ja.

“Në fillim kemi filluar testimet me mësimdhënës ku nga 600 teste, 18 kanë rezultuar pozitivë”, tha Haskuka shkruan “PrizrenPress”.

Sipas tij, mësimi në Prizren është duke u zhvilluar me standarde të larta.

Ai falënderon stafin e shkollave për punën që janë duke e bërë zhvillimin e procesit mësimor dhe në ruajtjen e shëndetit të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Ndërkaq, gjatë kësaj jave, numri i të infektuarve me COVID-19 në Prizren ka shënuar rritje.

Dy persona të prekur nga koronavirusi kanë vdekur brenda 24 orësh në Prizren.

Ndërkaq, janë shënuar 36 raste të reja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Lajmet e Fundit