8.3 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Tetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, 119 raste të reja

Në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 119 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 516, ndërsa i të infektuarve në 13.334.

Po ashtu sipas IKSHPK-së në 24 orët e fundit janë shëruar 118 persona duke çuar shifrën totale të shëruarve në 9.473.

Në 24 orët e fundit janë testuar 460 mostra. Rastet e reja janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Më Shumë

Rinumërimi nxjerr në pah vjedhje edhe në Rahovec, kandidati i VV-së me 401 vota më pak

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit. Ky proces ka përfunduar plotësisht në 30 komuna dhe është duke...

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Lajmet e Fundit