7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Teuta vendosë të lindë një javë më herët, ja arsyet

I ka mbetur vetëm edhe një muaj që të sjell në jetë fëmijën e dytë. E data kur Teuta Krasniqi planifikon të lindë, është 27 shtator.

E derisa në shtatzëninë e parë, aktorja ka pasur shumë më shumë kujdes si një grua shtatzënë, në të dytën thotë se është krejt ndryshe. Me shumë energji, ajo ka vazhduar rutinën e jetës, të punojë, ecjen, blerjet.

Aktorja në një intervistë për Kolona.al, ka treguar edhe për datën e lindjes. E për këtë gjë ka treguar se mund të vendos vetë, për shkak të mënyrës së lindjes, pwrciell Magazina.al

“Edhe një muaj më ka mbetur kohë deri te termini për të lindur, besoj diku nga 27 shtatori. Po e them kështu datën sepse sikurse në lindjen e parë ashtu edhe tash do të lindi në këtë mënyrë. Besoj se do të lindi një javë para ditëlindjes së Adonisit. Pasi që lindi me prerje cezariane, do të lindi pak ma herët, një javë…nuk guxoj në ditën e fundit të terminit. Lindja nuk do të bëhet në ditën e lindjes së Adonisit. Ditëlindja e Adonisit do të festohet veçmas, e ditëlindjet e vajzave veçmas. Secili në ditën e vet…”, tha më tej aktorja duke treguar për ndërrimin e datës të cilën e kishte planifikuar ku siç pat thënë më herët për Kolona.al, ajo pat vendosur që vajza të lindë në ditëlindjen e babait Adonis./Magazina.al/

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit