5.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Thaçi dhe Kurti i shtrëngojnë duart (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti kanë shtrënguar duart sonte në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në pritjen e organizuar nga presidenti në 12 vjetorin e pavarësisë të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e rinj të institucioneve të cilët u përshëndetën nga Thaçi.

Me gjithë raportet e ftohta në mes tyre, në fund u pa se Thaçi shtrëngoi duart me Kurtin dhe bashkëshorten e tij si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Kjo e fundit me marrjen e detyrës i ndërroi vendin në zyrën e saj në Kuvend, fotografisë së presidentit Thaçi.

Image

Më Shumë

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

Lajmet e Fundit