19.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Thaçi e Mustafa mund të burgosen

Kërkohet hetimi i marrëveshjeve të dëmshme të 25 gushtit

Partnerët qeveritarë mbajnë përgjegjësi për nënshkrimet që po i mbrojnë

Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm

Po bëhen rreth gjashtë muaj, kur Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike, për shkak të kontestimit të marrëveshjeve me Serbinë, për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Gjatë kësaj kohe, ekspertë të ndryshëm nga opozita, shoqëria civile po jo vetëm kanë argumentuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve në fjalë nga kryeministri Isa Mustafa, por edhe partneri i tij, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe për më tepër është cenuar sovraniteti dhe hapësira territoriale e Kosovës.

Kjo situatë ka shkaktuar trazira, dhunë dhe arrestime, mirëpo organet e drejtësisë kanë zgjedhur të merren vetëm me ata që kontestojnë marrëveshjet dhe jo me nënshkruesit e tyre. Sipas njohësit të çështjeve të drejtësisë, profesor Muhamet Kelmendit, Prokuroria Speciale do të duhej tashmë të kishte nisur hetimet për marrëveshjet mbi Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. “Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku janë përcaktuar përgjegjësitë e autoritetit shtetëror dhe natyrisht në Kodin Penal të Kosovës, i cili e ka thelluar më tej këtë çështje duhej të nisnin hetimet.

Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës është përcaktuar kjo çështje taksativisht. Aty thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm. Duke u nisur nga kjo bazë ligjore duhej që Prokuroria Speciale, pavarësisht të gjitha rrethanave të tjera, të niste hetimet për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Marrëveshjen për Asociacionin. Pasi këta dy persona ( Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi) , i pari në cilësinë e kryetarit të Qeverisë dhe i dyti në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme kanë shkelur Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, e konkretisht Nenin 123. Kur është përcaktuar kjo anë juridike është pasur parasysh fakti se nënshkrimin e marrëveshjeve nuk mund të bëjë një qytetar i thjeshtë, por organet e shtetit”, ka sqaruar profesor Muhamet Kelmendi../kosova sot/

Më Shumë

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Lajmet e Fundit