2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Thaçi e Rama shpallen “Qytetar nderi” të Ulqinit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë shpallur të shtunën “Qytetar nderi” të komunës së Ulqinit.

Gjatë një seance solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit kryetari i komunës, Fatmir Gjeka ndau çmimet për dy shqiptarët për të cilët tha se kanë kontribuar në marrëdhëniet e gjithanshme të Malit të Zi me shtetet e tyre, bashkëpunimit regjional dhe përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Ministri kosovar, Hashim Thaçi duke falënderuar ulqinasit për çmimin, tha se njerëzit e Ulqinit ishin miq të Kosovës, atëherë kur kishte shumë nevojë.

“Faleminderit që ishit miqtë tanë kur kishim më së shumti nevojë, në vitin 1998 dhe 1999, kur qindra mijëra refugjatë u strehuan këtu”, tha Thaçi.

Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se shqiptarët në situatën e re në Ballkan duhet të jenë shembull i mirë të tjerëve, ndërsa e kaluara duhet të jetë mësim për të gjithë.

Ai e vlerësoi Ulqinin si vend të bashkëpunimit, oazë të kulturës në Ballkan dhe simbol të Evropës së bashkuar, njofton ul.info.

Në seancën solemne ishin të pranishëm edhe kryetari malazez, Filip Vujanovic, anëtarët e korit diplomatik, përfaqësuesit e komunave tjera dhe deputetët në Parlamentin shtetëror. Në këtë manifestim nuk ishin të pranishëm këshilltarët e Partisë socialiste popullore dhe Frontit demokratik.

Më Shumë

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

18 vjet shtet

Pa pranga

Lajmet e Fundit