-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Thaçi ia cakton Mustafës takimin me Vuçiqin

HashimThaci-IsaMustafaBashkimi Evropian nëpërmjet përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe komisionerit për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, ka porositur edhe një herë autoritetet e Kosovës se nga to pret vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përgatitje për zbatimin e Marrëveshjes së ardhshme të Stabilizim-Asociimit.

Këto porosi janë dhënë pas takimeve që këta dy zyrtarë të BE-së kanë pasur në Bruksel të enjten me zëvendëskryeministrin e Kosovës njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, shkruan sot Koha Ditore.

Mogherini dhe Hahn kanë bërë thirrje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian duke paralajmëruar se që në janar Mgherini synon t’i thërrasë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë.

Edhe ministri i Jashtëm, Thaçi, ka paralajmëruar se dialogu në nivelin e lartë do të rifillojë në pjesën e dytë të muajt janar.

Pas takimit me Thaçin komisioneri Hahn ka thënë se Kosova ka një varg detyrash e që kryesisht lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe me dialogun për liberalizimin e vizave.

Më Shumë

Hajdar Beqa: Prizreni si çdo herë po bashkohet fuqishëm rreth vizionit për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se në Prizren po vërehet një mobilizim i madh qytetar në mbështetje të...

Bashkimi mposht Trepçën në Mitrovicë

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Femrave, me rezultat 48:70 (15:20, 9:21, 12:19, 12:10), raporton PrizrenPress. Bashkimi shënon...

Lajmet e Fundit