20.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Gusht, 2022

Thaçi mban fshehur bisedimet me Zafirin

hashim thaci 3Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk është treguar transparent me Degën e partisë së tij në Prizren. Ai i ka mbajtur të fshehura bisedimet për koalicion, që ka zhvilluar deri më tash me kryetarin e Bashkimt Demokratik, Zafir Berishën.

Kryetari i Degës së PDK-së Minir Krasniqi, i revoltuar nga ky qëndrim i Thaçit, ka ftuar herët në mëngjes anëtarët e Kryesisë në mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është diskutuar bisedimet që Thaci ka zhvilluar fsheurazi me Berishën.

Burimet brenda PDK-së, ndërkaq bëjnë të ditur se në këtë mbledhje të jashtëzakonshme është diskutuar për takimet e fshehura që Thaçi ka mbajtur me Berishën.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, njëzërit janë pajtuar që të kërkojnë një takim dhe sqarim për të gjitha takimet që Hashim Thaçi ka mbajtur me partitë politike për koalicion. “Është marrë vendim që të takohemi me Thaçin dhe të bisedojmë se çfarë ka negociuar me Zafirin”, tregon burimi i “PrizrenPress-it”

Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha ndërkaq ka konfirmuar mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë. “Kryesia e Degës në mbledhjen e mbajtur sot me 12 nëntorë, ka konstatuar se nuk është në dijeni për kurrfarë bisedimesh për bashkëqeverijse dhe as që është pjesë e bisedimeve me BD-në”.

“Kryesia konsideron se nuk ka nevojë për një koalicion të tillë shtesë, sepse i kemi votat e mjaftueshme me partnerët e koalicionit për të fituar e qeverisur për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. PDK dhe partnerët e koalicionit në këto zgjedhje tashmë kanë kryetarin e vet dhe shumicën në kuvendin komunal”.

“Jetës demokratike në qytetin tonë i nevojiten që partitë politikë jashtë ekipit fitues të PDK-së me partnerët e koalicionit, të mbeten komponentë opozitarë për të vazhduar dhe drejtuar frymën politike plurale.Prandaj, i porosisim votuesit mbështetesit dhe simpatizantët e PDK-së, dhe të koalicionit fitues, qe të mos kenë shqetësime dhe më 1 dhjetor të dalin në votime dhe ta rivulosin fitoren e Ramadan Mujës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrahën mes vete dy meshkuj e dy femra në Suharekë

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë, të mërkurën në ora 21:00. Prej tyre, dy ishin meshkuj e dy femra. Të njëjtit janë intervistuar...

Darwin Nunez “alla Zidane”, e godet kundërshtarin me kokë dhe përjashtohet nga loja

Darwin Nunez ka qenë protagonist tek Liverpooli mbrëmë. Jo për ndonjë paraqitje solide, por në aspektin negativ, shkruan “Gazeta Express”. Sulmuesi i ri i “Reds” ua...

Lajmet e Fundit