5.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Thaçi në Lubjanë: BE-ja të jetë më e hapur për Ballkanin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur vizitën zyrtare në Slloveni me takimin me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thaçi dhe Cerar kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në perspektivën evropiane të rajonit.

“Zëvendëskryeministri Thaçi kërkoi që marrëdhëniet e shkëlqyera nga rrafshi politik të zgjerohen edhe në sferën e ekonomisë dhe inkurajoi investitorët sllovenë që të investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Sllovenia është ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë, me rreth 250 kompani sllovene prezente në Kosovë që kanë hapur rreth 2000 vende pune, me storie suksesi si IPKO dhe NLB. Kosova ka potenciale të pashfrytëzuara dhe Sllovenia ka përvojën dhe mundësitë për të bashkëpunuar ekonomikisht me Kosovën”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Më tej shtohet se zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet me Kosovën dhe se është e rëndësishme që BE-ja të hapë dyert për Kosovën dhe rajonin.

Ndërkaq, shtohet më tej, kryeministri i Sllovenisë, Cerar, u shpreh se Sllovenia mbështetë perspektivën evropiane të tërë rajonit dhe se do të avokojë që BE-ja të jetë edhe më aktive në Ballkanin Perëndimor.

“Kryeministri i Sllovenisë, Cerar, sikur edhe presidenti Pahor, ndanë pikëpamje të njëjta me zëvendëskryeministrin Thaçi për zhvillimet në rajon”, përfundohet në njoftim.

Më Shumë

Hysni Gucati sërish është zgjedhur kryetar i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar sot edhe një mandat 4...

Vëllaznimi përballet me Bashkimin sonte në gjysmëfinalen e Kupës

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës sonte pritet të jetë edhe ajo mes Vëllaznimit dhe Bashkimit. Këto dy skuadra u përballën të dielën në Prizren,...

Lajmet e Fundit