Thaçi: Ngërçi politik zgjidhet vetëm me dialog ndërpartiak

Thaci14-17aKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje edhe njëherë liderëve të partive parlamentare që të reflektojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit me anëtarët e kryesisë së PDK-së, Thaçi, ka shtuar se institucionet mund të ndërtohen vetëm sipas vullnetit të votuesve, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

“Biseduam për hapat e mëtutjeshme rreth ndërtimit të institucioneve stabile, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Hapat tona do të jenë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë pas takimit Thaçi.

E vetmja mundësi për zgjidhjen e ngërçit politikë, sipas tij, është dialogu ndërpartiak.

”Në këtë mënyrë mund t’i ndërtojmë institucionet. Presidentja Jahjaga ka marrë iniciativë rreth zgjidhjes së këtij ngërçi. Koha është për reflektim të gjithëmbarshëm. Qytetaret e kanë shprehur vendimin e tyre, dhe kane votuar Misionin e Ri. Po, theksoj se koha është për reflektim”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit