Vjen në jetë trashëgimtarja e Elvis Pistës (Foto)

ElvisPista14Sot, ka lindur bashkëshortja e kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra më 15 qershor.
Ajo ka sjellë në jetë fëmiun e deputetit të ndjerë, pasditen e së hënës, mësojnë burime të Telegrafit.

Bëhet e ditur se familjaret e kanë pagëzuar me emrin Roma që besohet të ketë qenë edhe amanet nga i ndjeri Pista, pasi Roma ka qenë një prej qyteteve të tij të preferuara.

Vrasja e Elvis Pistës kishte ndodhur rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite.

Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. Atë kohë, gruaja e Elvisit është në muajin e pestë të shtatzënisë. /Telegrafi/

 

vajzaelvisit1111

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit