17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Thaçi: Paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk nënkupton dorëzimin e ndonjërës palë, Kosovës a Serbisë, por reflekton mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi në rast se nuk do të arrihej marrëveshja Kosovë-Serbi, në kryeqytetet e vendeve përkatëse do të kishte më shumë duartrokitje.

Kryeministri bëri me dije se gjatë kësaj konference, në debatin e organizuar enkas për të shënuar suksesin, siç e quajti ai, “historik” të dialogut, ai ka qenë panelist para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm evropianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, ku, në debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Daçiq, tha se ka paraqitur disa teza.

“Paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës. Bashkëpunimi i ndërsjellë Kosovë – Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes”.

“Të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do ta arrinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjerë se serbët dhe shqiptarët janë armiq “organikë” dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Unë nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare”.

“Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Çfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Më Shumë

Një person dërgohet pa ndjenja në Emergjencën e Prizrenit

Një person u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal i Policisë Shaqir Bytyqi. “Pas...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2457 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit