Thaçi preferon shpërbërjen e Parlamentit

HashimThaci-IsaMustafaKosovarët brenda pak muajsh do t`u drejtohen kutive të votimit. Partitë më të mëdha në vend pritet që të merren vesh për shpërbërjen e parlamentit aktual me qëllim që 45 ditë prej momentit të shpërbërjes të shkohet në zgjedhjet ë rregullta.

Skenari i shpërbërjes së parlamentit, pos që do të shpejtonte zgjedhjet, sipas burimeve të gazetës është edhe skenari i preferuar nga kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, që njëherësh është edhe kryeministër aktual i Kosovës. Arsyeja e këtij veprimi ka të bëjë me pakon për sundimin e ligjit që Kuvendi i Kosovës duhet ta kalojë. Pjesë e kësaj pakoje është edhe vendimi për themelimin e Tribunalit Evropian për UÇK-në.

PDK nuk është e interesuar që ky vendim të merret para zgjedhjeve nacionale për shkak të reagimeve që do të sjellë sidomos tek grupet që përfaqësojnë njerëzit e luftës së UÇK-së, ndërkaq që vonimi i këtij vendimi bën që Kosova të rrezikojë seriozisht marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit./tribuna/

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit