9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Thaçi: Qytetarët s’po ikin prej meje, por prej Bllokut VLAN

Hashim Thaci14-24Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka fajësuar Bllokun VLAN se për 6 muaj bllokadë kanë shkaktuar trauma të mëdha në popullatë dhe institucione të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, kreu i PDK-së që tash udhëheq Ministrinë e Jashtme, Hashim Thaçi, ka hequr çdo mundësi që ikjet kanë mundur të vijnë për shkak të vazhdimit të mandatit të tij qeverisës, duke ia kujtuar blloku VLAN se i shkaktuan trauma dhe popullatës, raporton KTV.

Thaçi, i cili i ka vlerësuar si shumë të suksesshme 7- vjet të qeverisjes së tij, ka folur për marrëveshjet në Bruksel dhe Asociacionin e komunave serbe, për të cilin ka thënë se nuk është fryt i trysnisë nga Beogradi.

Deri sa ka hequr të gjitha dilemat se ky asociacion mund të ketë fuqi ekzekutive, ka thënë se ndikimi i Beogradit në Kosovë ka përfunduar dekada më parë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq ka siguruar punëtorët e gjigantit Metalurgjik “Trepça” se për fatin e kësaj kompanie do të vendosë vetëm Kuvendi i Kosovës, duke i shikuar interesat e shtetit dhe të punëtorëve.

Më Shumë

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Krimet ekonomike godasin sërish në Prizren – priten arrestime të reja për manipulim me vota

Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në pranga 109 persona të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, nuk...

Lajmet e Fundit