5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Thaçi: Reformat demokratike po vazhdojnë

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, një ditë para mbajtjes së seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën do të diskutohet raporti rreth zhvillimeve në Kosovë, ka thënë se është arritur progres në vend. Ai ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se reformat demokratike po vazhdojnë në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

“Nesër do të flas në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do t’i paraqes të arriturat e fundit në shtetin tonë: organizimi paqësor dhe demokratik i zgjedhjeve lokale në territorin e tërë republikës; subjektiviteti ndërkombëtar është forcuar dhe konsoliduar, sot Kosovën e kanë njohur 105 shtete; dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel duke u bërë shembull për tërë botën; zbatimi i marrëveshjeve ka hyrë në fazën dinamike dhe të prekshme për qytetarë të Kosovës; reformat demokratike po vazhdojnë në politikë, ekonomi dhe legjislacion. Jemi duke ndërtuar çdo ditë, së bashku me çdo qytetar, Kosovën evropiane, të vlerave euroatlantike me vizion që të jemi pjesë e pandashme e OKB-së, BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lajmet e Fundit