1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Thaçi shpreh ngushllime familjes Sopa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime familjes Sope nga Zhuri ku si pasojë e një aksidenti ata humbën tre anëtar të familjes.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se i shpreh ngushëllimet më të thella dhe bashkohet me dhembjen e familjes Sopa.

“Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën tre persona si pasojë e një aksidenti në aksin rugorë Prizren – Vermicë, ku viktimë kanë qenë babai me dy djemë të tij.

Më Shumë

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit