Thaçi: Sot u dëshmua besimi i qytetarëve në institucionet e shtetit të tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka përfunduar protesta ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke vlerësuar protestën si të qetë.
Thaçi ka thënë se protesta e qetë dëshmon pjekuri të qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i tij në Facebook:

“Më vjen mirë që protesta e sotme simbolike në pjesëmarrje ishte paqësore. Kjo dëshmon pjekurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe besimin e tyre në institucionet e shtetit të tyre. Eshtë e vërtetë që Kosova ende përballet me sfida, por është po ashtu e vërtetë që bashkërisht kemi arritur suksese të shumta. Prandaj, të vazhdojmë t’i bashkojmë energjitë tona pozitive dhe gjithë potencialin tonë ta vëmë në shërbim të interesit tonë nacional dhe shtetëror. HTH”.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit