16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kroaci

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në një vizitë zyrtare në Kroaci me ç’rast ai në Zagreb do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues shtetërorë të Kroacisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zagreb, Thaçi fillimisht do të pritet nga kryetarja e re Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Më pas, Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin kroat, Zoran Milanoviq, dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Vesna Pushiq.

Me përfaqësuesit e shtetit kroat, zëvendëskryeministri do të diskutojë një varg temash të rëndësishme. Në fokus të diskutimeve do të jenë perspektiva për integrim evropian të Kosovës, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe mbrojtja e pakicave.

Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu do të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentarin Josip Leko, me të cilin do të bashkëbisedojë për intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

“Kroacia mbetet një partner strategjik në përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian. Shteti kroat mbetet promotor i fuqishëm i integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në njoftimin për media të zyrës për informim të MPJ-së.

Më Shumë

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

Mbyllet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

Në natën e pestë dhe njëkohësisht përmbyllëse të Festivalit të Teatrove në Suharekë, u shfaq drama “Një dorëzim”, me regji të Afeida Boriçit, e...

Lajmet e Fundit