2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Thaqi i reagon LDK-së në Prizren: Mielli është donacion i pranuar nga “Jetimat e Ballkanit”

Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Islam Thaqi, ka demantuar LDK-në rreth shpërndarjes së miellit në fshatin Skorobisht.

Sipas tij, mielli nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit, por është donacion i pranuar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Thaqi i ka quajtur shpifje pretendimet e LDK-së.

Reagimi i plotë:

Kulmi i marrëzisë është të thithësh kosin me pirun

Reagim me shkasë Komandant (po ju drejtohem si ish ushtar ushtarakut ) ,Lufta e dinë ma mirë nuk mundë të fitohet vetëm me mjete propagandistike e ne veçanti të rreme ! Duhet futur në betejë, aty të populli !

Si pas logjikës së lajmit dhe portaleve të paguara i bije që qytetarët me kushte të rrënduara ekonomike për gjatë një muaji fushate zgjedhore nuk duhet të mbështetën e ndihmohen nga DPMS-ë !

E vërteta është se mielli nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit por është donacion i pranuar nga Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit e publikuar nga unë ne Facebook me 15.09.2021 (dhe gjatë mandatit time është donacioni i tret i pranuar nga kjo shoqatë)
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220166304496293&id=1486757386

Sa për informim dhe ri kujtesë vetëm nga fillimi i vitit e ne veçanti nga fillimi i Pandemisë COVID- 19, DPMS-ë ka pranuar deri tani donacione të shumta nga shumë organizata e shoqata bamirëse vendore dhe të huaja .

Pako ushqimore, higjienike ,veshje dhe mbathje ,ushqim dhe mish ,madje individ edhe ushqim të gatuara dhe tj. Për çdo donacion ka shënime ,mirënjohje e falënderim publik dhe fotografi të postuara nga unë !

Komandant duhet ti tregoni qytetarëve se DPMS- ë vetëm për një vite ka shpenzuar mbi 500 000 euro me ndihma konkrete : mbi 7500 pako ushqimore dhe higjienike , 1700 familje me nga 3 m2 dru për ngrohje .

Si pas logjikës së shpifjes i bije që unë duhet ta akuzoj bashkë partiakun tuaj e ish drejtorin që ka shpërnda ndihma në kohë fushate të vitit 2019 .
Paraprakisht ju faleminderit për fushatën që po ma bëni pa pagës Komandant !

Fundja populli do më tregon a e meritoj a jo !

Ama dije Komandant po ta luajnë lojën ushtaret e tu , informacione të rrejshme po të sjellin nga beteja!!!

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit