Theri me thikë një person në Prizren, një muaj paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit R.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penal “lëndimi i lehtë trupor”.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.A., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë,.

“Me datë 26 janar, i pandehuri R.A., i shkakton lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të dëmtuarit Rr.K., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari dhe i pandehuri kanë përfunduar punën, të njëjtit hipin në autobus ku fillon fjalosja mes tyre dhe pasi zbresin nga autobusi i pandehuri R.A., e sulmon të dëmtuarin dhe e godet në bark me thikë, mjet ky i cili mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit