1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Thirrja e Mustafës: Ta tejkalojmë vetveten për hir të liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se Kosova ka nevojë të jetë pjesë e BE-së, të mund të lëvizë lirshëm

Prandaj thotë se Kosova si kurrë më parë ka nevojë për liberalizim vizash. Sipas Mustafës, Kosova është bllokuar nga BE me një kusht te pakuptimtë, por ka kërkuar nga deputetët qe ta tejkalojnë vetveten për hatër të vizave.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit:

Aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet ti përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Bashkimi Evropian u themelua që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit. Tregu unik evropian mënjanoi barrierat për lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit sikurse edhe të ndërmarrësisë dhe shërbimeve. Kosova ka nevojë të jetë në tregun e BE-së; këtë e mundëson MSA-ja. Kosova ka nevojë për dije evropiane; këtë e mundëson liberalizimi i vizave. Kosova ka nevojë për lëvizje të lirë të mallrave; këtë e mundëson liberalizimi i vizave (ndryshe mallrat nuk mund të lëvizin pa njerëz). Kosova ka nevojë për lëvizje të ndërmarrësisë; edhe këtë e mundëson liberalizimi i vizave.

Jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit. Në një formë, ne mund ti kuptojmë paragjykimet e disa burokratëve evropian në përcaktimin e kushteve që nuk ua kanë përcaktuar të tjerëve, por duhet të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten për të qarë rrugën evropiane, atë të perspektivës ekonomike dhe kulturore. Ne duhet të arrijmë atje ku e kemi qëllimin, pa marrë parasysh se kjo rrugë nuk është pa pengesa. Fundja rrugë tjetër nuk kemi, prandaj çdo vonesë na dëmton.

Pa pjesëmarrje të mirëfilltë në tregun evropian nuk ka zhvillim ekonomik çfarë neve na nevojitet. IM

Më Shumë

Avokati Besnik Berisha mbi dyshimet për vjedhje votash brenda partive: Hajnat në burg, rinumërim gjithandej

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të...

Vrasja e Auron Thaqit, nesër vazhdon seanca ndaj dy të akuzuarve

Nesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Seanca do të mbahet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit