Tifozët kroatë i çmendin serbët, me simbolin e shqiptarëve e festojnë fitoren (Foto)

Kroacia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mbrëmë pas ekzekutimit të penalltive, arriti ta eliminoj  përfaqësuesen e Danimarkës.

Festa nga tifozët kroat po ndjehet anembanë ku ata jetojnë, kjo edhe për shkak se përkundër që para ndeshjes janë llogaritur favorit absolut, mbrëmë kanë mundur të eliminohen, por pak edhe fati ishte në anën e tyre.

E disa tifozë kroatë, kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta festuar kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Ata kanë bërë festimin e famshëm të shqiptarëve, shqiponjën, kështu duke krijuar edhe më shumë polemika me serbët, të cilët nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë gjest. /Insporti.com

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit