5.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Tirana bëhet sponsor zyrtar i “DokuFest”

Bashkia e Tiranës sot zyrtarisht është bërë sponsor zyrtar i festivalit të suksesshëm të filmit “Doku Fest” që mbahet çdo vit në Prizren.

Ky lajm vjen një ditë pas atij për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill, nga Prishtina në Tiranë, lajm ky që po vazhdon të përcillet me reagime të shumta.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur lajmin duke u shprehur se për ta ka rëndësi që jeta kulturore të zhvillohet kudo ku ka shqiptarë.

“Shume i lumtur qe kete vit Tirana do jete sponsor zyrtar i DokuFest ne Prizren kuruar me nga Vetoni, Erolli, Nita & miq! Ndonese jo ne Tirane, por me sh pjesmarrje nga Tirana, per ne ka rendesi qe jeta kulturore te geloje ketej, andej e gjithandej ka
shqiptare!

“Doku Fest” është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale. / KultPlus.com

 

Më Shumë

199 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka realizuar 135 testime, prej të cilave 26 persona kanë...

Mediat serbe e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”

Zvicra do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, përballje kjo që UEFA vendosi të luhej në Serbi (për...

Lajmet e Fundit