3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Tjetër ekip i madh futet në garë për transferimin e Firmino-s

Sulmuesi i Liverpool-it, Roberto Firmino, ishte një nga futbollistët e shumëkërkuar në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, anglezët nuk hoqën dorë nga braziliani, duke mos e lënë të largohet në ndonjë skuadër tjetër, ku Juventus-i i printe garës.

Tani në garë për shërbimet e 31-vjeçarit ka hyrë edhe Atletico Madrid.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ekipi i Diego Simeone-s e ka kontaktuar atë të Liverpool-it, duke kërkuar transferimin e sulmuesit e tyre në afatin kalimtar dimëror.

Firmino ka kontratë me Liverpool-in deri në verën e vitit të ardhshëm, derisa rinovimi i saj ende nuk dihet a do të ndodhë, pasi që braziliani nuk shihet si titullar në sulmin e “the reds”, sidomos pas blerjes së Darëin Nunez.

Kështu Atletico shpreson që njëherë të arrijë marrëveshje me brazilianin, pastaj do ta ketë më të lehtë ta bindë Liverpool-in për ta liruar gjatë dimrit, në të kundërtën do ta humbin në verë me parametra zero.

Kujtojmë që Firmino është pjesë e Liverpool-it që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga gjermanët e Hoffenheim për shumën e 41 milionë eurove.

Deri më tani, 31-vjeçari ka luajtur në 338 ndeshje me fanellën e kuqe në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 104 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.

Ai gjithashtu numëron edhe 55 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, prej të cilave ka shënuar edhe 17 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nisen hetimet për financim të paligjshëm të Macronit në fushata nga një kompani amerikane

Prokurorët financiarë të Francës, kanë nisur hetime ndaj presidentit francez Emannuel Macron, për lidhjet e tij me firmën amerikane të konsulencës McKinsey. McKiney, është nën...

Tetova shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Me këtë rast shkrimtari i madh tha se ndjehet i vlerësuar për...

Flamuri dhe qeni

Lajmet e Fundit