11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Tomori: Vështirë të zëvendësohet Maldini

Qendërmbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori, ka thënë se “vështirë është të gjendet një Paolo Maldini”.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Tomori foli rreth shkuarjes së Maldini-t nga klubi dhe për objektivat e sezonit të ardhshëm për kuqezinjtë.

“Kur mendon për Milan-in, patjetër mendon për Maldinin. Kur erdha këtu e pashë atë çdo ditë në Milanello. Kam respekt sepse jam mbrojtës dhe dua të luaj në nivele sikurse luante ai kur ishte futbollist”, tha Tomori.

“Kur ai nuk është aty, askush nuk mund ta zëvendësojë. Klubi ka ndryshuar, por ne jemi të fokusuar në fushë. E vërtetë që nuk e kemi një simbol të ekipit si Maldini, por ne duhet të vazhdojmë”, shtoi mbrojtësi anglez.

Tomori foli edhe për dy transferimet e Milan-it nga ish-ekipi i tij, Chelsea.

“Ky vit do të jetë më i vështirë se në të kaluarën, ne po bëjmë diçka ndryshe me dëshirën e trajnerit. Loftus Check është një transferim i qëlluar, do ta shihni. Gjithashtu edhe Pulisic është një lojtar i shpejtë dhe e dëshiron golin.

“Unë e ndjej përgjegjësinë, por si të gjithë bashkëlojtarët e mi, duam të fitojmë. Vitin e kaluar në janar patëm 3-4 ndeshje që ndryshuan sezonin. Shpresoj se do të jemi më mirë sivjet. Duam të fitojmë”, tha mes tjerash Tomori.

Kujtojmë që Tomori iu bashkua Milan-it në janar të vitit 2021 fillimisht si huazim nga Chelsea, pastaj kuqezinjtë e blenë për shumën e 31 milionë eurove në verën e atij viti.

Që nga transferimi në “San Siro”, anglezi ka qenë një nga pikat më të forta në ekipin e Stefano Pioli-t.

Më Shumë

Moti për sot me diell dhe vranësira, maksimalja 20 gradë Celsius

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin...

Bob Marley: E di, nuk jam perfekt. Jam special!

Bob Marley: E di, nuk jam perfekt. Por ç’problem ka? As hëna nuk është perfekte: është e mbushur me kratere. Po deti? As ai: është...

Lajmet e Fundit