17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Totaj: Dy vjet po qeverisi pa afera korruptive dhe me transparencë

“Na ka shqetësu qasja e Qeverisë dhe ministres ndaj blerjes së librave. Ne kemi dhënë mendimet tona. Ministria inshaaAllah e di se çka po bëjnë?! Jam optimist nga natyra dhe du me shpresu se nxënësat i marrin librat. Ministria ka një qasje jo praktike, jo funksionale, në vend që ta lehtësojnë po e vështirësojnë. Ky veprim i ministrisë është i njëanshëm. Nuk ka pasur komunikim, nuk e kemi ditë se çka po ndodh?! Ekziston një çasje nga ministria e qeveria që nuk e ka në fokus bashkëpunimin, është një qasje interesante nga ministria. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.”, tha ai.

Tutje, Totaj kritikoi Qeverinë Kurti për mosbashkëpunim. Ai iu kundërpërgjigj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi që tha se nuk ekzistojnë pretendimet e kryetarëve të komunave se qeveria nuk po bashkëpunon.

Totaj përmendi një projekt që do të siguronte ujë për 30 vjet për qytetarët e Prizrenit.

“Përvoja ime thotë diçka tjetër, përvoja e Bulliqit thotë diçka tjetër e nuk dua ta komentoj. Ne kemi pasur mundësi për një bashkëpunim më të mirë. Kemi mundur që të bashkëpunojmë më mirë ndërtimin e një nënkalimi që është afër nesh e që do ta shkarkonte edhe më shumë komunikacion. Të jemi korrekt, ne kemi biseduar me kryeministrin për ndërtimin e një tuneli. Ai ka qenë vetëm një herë në vizitë. Kryeministri u tregua i gatshëm për të punuar në këtë projekt. Shpresoj që e ka pasur seriozisht. Projekti për teleferikun tek Kalaja e Prizrenit, dua të falenderoj zëvendësministrin Hysen Durmishin për bashkëpunimin. Ai është shprehur i gatshëm për të biseduar në lidhje me këtë projekt. Po i përmendi këto për të treguar se kur ka bashkëpunim projektet ecin. Ne kemi një projekt të ujit për krejt territorin e Prizrenit, po presim për studimin e fizibilitetit. Pastaj duhet të shikojm për fonde. Nëse mundemi që të marrim fonde nga Qeveria do të na ndihmonte. Ekspertët na ka kanë thënë se me këtë projekt do të sigurohej uji për 30 vjet.”, u shpreh kryetari i Prizrenit.

Tutje, ai shtoi se për shkak të sanksioneve ndaj qeverisë është ndërprerë komunikimi me ambasadorin gjerman në lidhje me një projekt.

“Ne kemi biseduar me ambasadorin gjerman për një projekt për ndërtimin e një impianti për ujërat e zeza për një pjesë të qytetit që s’ka impiant, por për shkak të sanksioneve nuk po mundemi të bisedojm.”, tha Totaj.

Kryetari i Prizrenit foli për projektin që do të ndryshoi pamjen e shatërvanit e që pritet të filloi në tetor.

“Jemi në fazën finale të një projekti për rregullimin e shatërvanit. Kemi planifikuar që të fillojm në shtator por nuk po mundemi për shkak se projekti ende nuk është gati. Shatërvanit do t’i jepet një pamje tjetër. Kabllot elektrike do të futen nën tokë. Do të filloj në tetor. Është projekt që ka filluar nga kryetari i mëparshëm. Planifikohet të filloi në tetor dhe nuk besoj që do të zgjas shumë. Apeloj tek të gjithë për bashkëpunim.”, shtoi ai.

Totaj kritikoi dy ministrat e Qeverisë Kurti, Hajrullah Çekun e Hekuran Muratin.

“I kam treguar kryeministrit për ministrin nga Prizreni, Hajrullah Çeku që s’po i kthen emailat edhe nuk po përgjigjet. Kryeministri na tha se na presin ditë më të mira dhe bashkëpunim më të mirë. Çasja e ministrisë së Hekuran Muratit nuk është profesionale.” , tha kryetari i Prizrenit.

Ai foli edhe për çështjen e tatimit në pronë, ku kryetarët e komunave e dërguan në kushtetuese vendimin e ministrit Murati për faljen e tatimit në pronë.

“Kemi argumente 99% për çështjen e tatimit në pronë. Asnjë qeveri me aprovu ligje që prekin autonomisë së komunës. Unë jam i sigurt që do të shohim një masë parandaluese. Vendimi final nuk ka si të jetë ndryshe. Kemi komunë që do të dëmtohen deri në 75% në buxhet. Nëse ndodh, nuk besoj se do të ndodh, komuna e Prizrenit do të dëmtohen 3 milionë euro.”, tha Totaj.

Totaj tregoi se si Qeveria Kurti e kishte disrespektuar atë në një organizim që e kishin bërë në Prizren.

“Vitin e kalur në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit ne kemi pasur një organizim, qeveria ka pasur një organizim tjetër. Më kanë ftuar, për shkak të qasjes institucionale e kam pranuar ftesën. Kur jam shkuar më kanë ulur në rreshtin tretë apo katërt edhe pse isha zot shtëpie. Nuk kanë ardhur në Prizren as presidentja as kryeparlamentarin. Kanë ardhur disa herë ambasadorët, organizatat e mëdha ndërkombëtare, shefi i Eulexit.”, shtoi ai.

Ai tha se nuk ka asnjë aferë dhe se nuk i ka bërë askujt favore deri më tani.

“Për sa vjet sa kam punuar si drejtor i ATK-së s’kam pasur asnjë aferë. Kadri Veseli më patë thënë se të punosh në ATK e të mos kesh asnjë aferë nuk ndodh diku tjetër. Nuk vijnë për të ofruar ryshfet se më njohin, e dinë që nuk korruptohem. Nuk kam pasur presion nga askujt për favore. Ekipin e kam zgjedhur vet, s’kam pasur presione për të zgjedhur dikë drejtor. Janë njerëz të besueshëm që kemi qenë në opozitë.“, u shpreh kryetari i Prizrenit.

Shaqir Totaj në “20MIN+” foli për rivalin e tij nga LVV, Mytaher Haskuka. Ai tha se Haskuka s’ka profil lideri por që është djal i mirë.

“Në kohën e kryetarit Haskuka ka pasur një rënie të besueshmërisë. Nuk jam marr me qeverisjen e Haskukës. Një rast e kemi denoncuar. Jam i gatshëm ta takoj Haskukën. Haskuka nuk mendoj se është djalë i keq por ka qenë personi i gabum në vendin e gabum. Nuk është profi i liderit. Sipas thashethemeve thuhet se partia LVV nuk e ka lënë të punojë.”, tha ai.

Kryetari i Prizrenit komentoi sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në protestën që u bë kundër “DokuFestit”.

“Sulm ndaj gazetarëve nuk tolerohet. Nuk po du me arsyetu se edhe gazetarët dinë të mos jenë profesional por të sulmohet nuk është e rrugës. DokuFesti e ka promovuar jo vetëm Prizrenin por edhe Kosovën. Por kur ka kritikë duhet të merret seriozishtë. Mendoj që kanë shkuar pak larg. S’ka ekstremizëm në Prizren. Individ mund të ketë, është rast i izoluar.” , u shpreh Totaj.

Ai komentoi edhe përplasjen që e kishte me ish-rivalin e tij, Zafir Berisha, me të cilin është edhe në gjyq.

“E kam denoncuar Zafir Berishën për shkak të një gjuhe joadekuate me ofendime me bazë familjare. Nuk jam takuar me Zafirin më. Koha do të tregoj nëse do takohemi. Nëse i ka rënë pishman për fjalët ofenduese, mund të takohemi.”, shtoi ai.

Në fund, Totaj i quajtu veprime pa sens të Qeverisë Kurti për të sulmuar prokurorinë e gjykatën.

“Vetëm 22% e buxhetit të vendit shkojnë për komunat. Po ndihemi të anashkaluar nga mungesa e vizionit të kësaj qeverie. Veprimet po tregojn që kjo qeverie është marakli apo qefli të tenderave një burimor. Mua po më duket paradoksal që qeveria dhe mistria sulmojnë prokurorinë e gjykatën. Si veprim nuk ka sens dhe logjikë”, përfundoi Totaj./kosovalive.net/

Më Shumë

Qytetari nga Prizreni akuzon KEDS-in: Po e vendosin kabllon e rrymës përreth shtëpisë time, është rrezik për ne

Një qytetar nga Prizreni ka njoftuar se dy ditë më parë kabllot e rrymës me tension të lartë, në afërsi të shtëpisë së tij...

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjetën thika, telefona, motor dhe substanca të ndryshme narkotike

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas kontrollit të dy personave i janë gjetur substancë narkotike, dhe të njëjtit janë...

Lajmet e Fundit