Totaj i bashkon kryetarët e komunave të trevave shqiptare në Prizren

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, do të organizojë një takim me të gjithë kryetarët e trevave shqiptare, në kujtim të përvjetorit të 144-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Kryetarët e të gjitha komunave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, do të ftohen për ta nderuar historinë e cila na frymëzoi për bashkim”, paralajmëron Totaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të brendshme

 

Totaj tha se mysafirët do t’i mirëpres bashkë me kryetarin e Suharekës.

“Me kryetarin Bali Muharremaj, nga Komuna e Suharekës, do t’i mirëpresim të gjithë, kryetarët që të na bashkohen në organizim, për ta shënuar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit”.

“Lidhja Shqiptare është festë kombëtare, prandaj do bashkohemi të gjithë, në vendin ku simbolizohet historia jonë”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit