Totaj komenton “kacafytjen” e Haskukës me kuvendarët e LVV-së

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka komentuar përplasjen e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka me kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo përplasje tregon se Haskuka nuk ka pasur vizion për Prizrenin.

“Në vazhdimësi ne e kemi apostrofuar keqqeverisjen në Komunën e Prizrenit prej kur se në pushtet kanë ardhur VV & Myta”, shkruan Totaj.

“Ka qenë evidente që nga ditët e para mungesa e kapaciteteve qeverisëse dhe menaxhuese, dhe për pasojë është dëmtuar interesi i qytetarëve të Komunës së Prizrenit”.

“Kacafytjet mes asamblistëve te VV dhe Kryetarit vetëm sa qesin në shesh mungesën e një vizioni e programi qeverisës dhe gjithsesi mungesën e një lidershipi politik dhe institucional aq të nevojshëm për mirëvajtje të punëve në qeverisje ekzekutive”.

“Këtu nuk mund të ketë vetëm një fajtorë, por të gjitha palët e involvuara janë pjesë integrale e dështimit dhe e mashtrimit që ju bë qytetarëve në zgjedhjet lokale të vitit 2017 të cilët ndoshta jo pa të drejtë pritnin ndryshime”.

“Jam i sigurt se elektorati do të dijë të vlerësojë dhe të reagojë racionalisht në zgjedhjet lokale në tetor të vitit vijues”./PrizrenPress.com

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit