24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Ky është djali që vdiq dje në autostradën “Ibrahim Rugova”

I riu Albi Morina do të varroset sot pasi një ditë më parë humbi jetën në një aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në njoftimin për vdekjen e tij, i publikuar në rrjetet sociale, thuhet se i ndjeri para disa vitesh kishte humbur prindërit, ndërsa ka lënë pas dy motra.

Siç njoftoi sot policia, transmeton Express, deri te aksidenti ka ardhur kur personi i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës.

Për pasojë ka vdekur pasagjeri, shtetas i Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:25, në kilometrin 10, drejtimi Vërmicë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë,  20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell....

Lajmet e Fundit