13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Totaj merr mbështetje edhe nga Behgjet Pacolli në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Gjatë këtij takimi, Totaj ka thënë se Prizreni e bashkon me të gjithë ata që dëshirojnë ta sjellin ndryshimin në këtë qytet.

“Sot në Prizren prita edhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, me të cilin folëm për bashkëpunimin tonë në qeverisjen e Prizrenit nesër. Marrëveshja e jonë është parimore dhe e tillë do të jetë edhe qeverisja për të gjithë qytetarët, pa dallim. Prizreni na bashkon rreth ndryshimit që po vjen”, ka thënë Totaj.

Në anën tjetër, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se Shaqir Totaj është kryetari për të cilin ka nevojë Prizreni sot.

“Prizreni ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim më së miri e prezanton Shaqir Totaj. Bashkë do të bëjmë punë të mira, me dinjitet e do ta zhvillojmë qytetin e Prizrenit”, ka thënë Behgjet Pacolli.

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit