14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Totaj premton ndihmë për futbollin e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Klubin Futbollistik ‘Liria’ dhe FC Prizren.

“Si ish sportist aktiv dhe kryetar i ardhshëm, iu premtova se do të jem afër futbollit prizrenas”, tha Totaj.

Postimi i plotë

Prizreni krenohej dikur me futbollin. Por sot nuk është kështu. Mungesa e vëmendjes së kryetarit në shkuarje ka ndikuar negativisht në ecurinë e futbollit prizrenas, e veçmas klubeve të këtij qyteti, sikurse është ikona e Prizrenit, Liria.

I shoqëruar nga kandidatët për Asamble, sot vizitova klubet Liria dhe FC Prizreni për t’u njohur nga afër me sfidat e tyre të përditshme dhe planet e ardhshme.

Si ish sportist aktiv dhe kryetar i ardhshëm, iu premtova se do të jem afër futbollit prizrenas. Qyteti jonë i ka dhënë shumë sportit kosovar dhe vazhdon të prodhoj talent botërorë prandaj dora e mbështetjes së komunës nuk do të mungoj.

Do të sigurojmë kushte më të mira për talentët tanë duke mirëmbajtur stadiumet tone e ofruar mbështetje financiare. Vetëm bashkë mund t’ia rikthejmë krenarinë sportit prizrenas.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit