9.5 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Totaj pret në takim ministren Kumbaro: Prizreni ka nevojë të ketë vizitorë nga Shqipëria

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në të dyja vendet.

Me këtë rast, Kryetari Totaj u shpreh se Prizreni ka nevojë të ketë vizitorë nga Shqipëria, që nxënësit shqiptarë të mund ta vizitojnë qytetin muze dhe t’i shohin nga afër monumentet historike e kulturore si dhe ta sodisin natyrën e pasur të Komunës së Prizrenit.

Totaj, gjithashtu potencoi se zhvillimi i turizmit do të thotë, të kemi edhe zhvillim ekonomik në përgjithësi, shtim të kapaciteteve në vend, rritje të punësimit dhe shkëmbim të përvojave.

E në prag të fillimit të sezonit veror në Shqipëri, Ministrja Kumbaro, falënderoi Kryetarin e Prizrenit për takimin përmbajtësor dhe premtoi se ofrimi i cëlësisë së shërbimeve në rivierën shqiptare, vazhdon të jetë prioritet i institucioneve të Shqipërisë.

Kryetari Totaj, gjithashtu përmendi se përveç qytetit të Prizrenit, tashmë për vizitorët, në hartën turistike, janë futur edhe malet në afërsi, Prevalla dhe Brezovica./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Homazhe në Landovicë për 28-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

Me rastin e 28-vjetorit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, të premten në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe në nderim të...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit