1.9 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Totaj: Qeveria e Kurtit nuk ka plan të shkruar

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se është evident fakti se krejt ato kauza që i kanë përdorur gjatë fushatës partitë në koalicion, për të ardhur në pushtet, i kanë lënë anash krejt. Sipas tij, asnjë nga premtimet e dhëna, kjo qeveri nuk i ka në agjendë.

“Kjo qeveri nuk e ka një plan të shkruar. Kjo qeveri po funksionon dhe po punon me njëfarë metode të improvizimeve momentale. Këto vendime që i kanë marrë për largim, për shembull të drejtorit të doganës, kjo është një qasje për spastrime me agjendë politike”, tha Totaj.

Ai thotë se nga qeveria e re është dashur të pritet se do të sjellë diçka të re, një dimension i ri, e kualitet të ri dhe jo të merret me të kaluarën.

“Ata po merren, veç me korrigjimet e disa gjërave që janë bërë në të kaluarën. Do të thotë ne nuk po e shohim këtu një vizion, një kualitet, një dimension të ri, një vlerë të re për të cilën kemi pasur nevojë”, u shpreh Totaj.

Sipas tij, PDK-ja si parti opozitare, do të bëjë punën e saj në mënyre që mos të ndodhin gabimet e mëdha.

“Qasja e tyre për këto temat e mëdha nacionale …, po i presim të shohim se çka do të veprojnë ata. Çka do të veprojnë, sepse jemi dëshmitarë të asaj se kanë folur diçka tjetër e kanë vepruar diçka tjetër edhe derisa nuk e kemi një plan të shkruar, ne nuk e dimë se çka do të veprojnë”, u shpreh ai, duke shtuar se kritikat në drejtim të pozitës nuk do të ndalën.

“Preventiva është më e mirë sesa shërimi”, theksoi Totaj.

Njohësit zhvillimeve politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës, për veprimet që ka ndërmarrë për këto ditë të qeverisjes, ka vend për kritika dhe lëvdata.

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një vajzë është zhdukur në Malishevë. Më saktë, vajza është nga fshati Drenoc i Malishevës. Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë rasti është nën hetime. “PERSON...

Vetëvendosje takohet me banorët e Përdrinisë

Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një takim me banorët e fshatrave të Përdrinisë, ku kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit ndanë vizionin e tyre...

Lajmet e Fundit