Totaj reagon për emërimin e drejtoreshës së Gjeodezisë dhe Kadastrës në Prizren

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj emërimit të Nora Kelmendit në postin e drejtoreshës për Gjeodezi dhe Kadastër në këtë komunë.

Totaj ka thënë se ky është një hap tjetër i gabuar i kryetarit Mytaher Haskuka.

“Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e paska emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë. Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveç kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit. Tregues ky relevant i mungesës serioze të performancës së kryetarit Haskuka”, ka shkruar Totaj.

Ai ka shtuar edhe se “Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shumë më tepër se kaq“.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit