Totaj: Ua kemi borxh dëshmorëve që ta ndërtojmë Prizrenin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot familjen e heroit të kombit Xhevat Berisha.

Ai, është shoqëruar nga Shefi i Shtabit Zgjedhor, Kujtim Gashi, dhe nga kandidatë për Kuvend të Prizrenit.

“Mëngjesin e fillova me vizitë tek familja e heroit të kombit Xhevat Berisha. Kënaqësi e veçantë të takosh familjarët e dëshmorit, me të cilët evokuam kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategu të UÇK-së”, shkruan Totaj.

“Respekti e nderimi ndaj familjeve të dëshmorëve është obligim i yni. Si institucione komunale, do të përkujtojmë e lartësojmë pa ndalur emrin e dëshmorëve të luftës. Ua kemi borxh dëshmorëve ta duam e ta ndërtojmë Prizrenin”.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit