Totaj: Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane një ditë më herët e cila i bën thirrje kryetarit Haskuka ta shkarkojë një drejtor të komunës që ka aktakuzë.

Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin sic ka bërë PDK-ja.

“Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin. Ata duhet ta largojnë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme. Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla”, ka shkruar Totaj.

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit