Totaj: Komandant Petriti, simbol i luftës së UÇK-së

Në 25-vjetorin e flijimit, u përkujtua sot jeta dhe vepra e heroit të Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, shoqata të dala nga lufta, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të shumta, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Komandant Petriti është prej dëshmorëve simbol të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si institucioni më kredibil, i të gjitha kohërave, i rezistencës së shqiptarëve karshi okupatorit. Lavdi Remzi Ademajt, të gjithë dëshmorëve e martirëve dhe heronjve të gjallë!” – u shpreh Totaj.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit