6.4 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Tottenhami e merr me qetësi ndeshjen e madhe ndaj Juves

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettini, është i mendimit se lojtarët e tij duhet të luajnë lirshëm kundër Juventusit të mërkurën mbrëma, kur do të kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tottenhami arriti të rikthehet nga një disavantazh prej 2:0 dhe të barazojë 2:2 në Torino muajin e kaluar në ndeshjen e parë.

Harry Kane dhe Christian Eriksen realizuan për Tottenhamin, ndërsa skuadra londineze tash është favorite për të shkuar në çerekfinale, transmeton Koha Ditore.

“Ne duhet të ndihemi të lirë. Nëse e bëjmë këtë dhe shijojmë lojën, atëherë do të performojmë në nivelin tonë më të mirë. E vetëm ashtu e kemi mundësinë për të fituar”, ka thënë argjentinasi të martën në konferencë për media.

Përparimi i Tottenhamit nën drejtimin e Pochettinos që nga viti 2014 ka qenë impresiv.

Tottenhami përfundoi në pozitën e tretë në Premier League në stinorin 2015/16 dhe në pozitën e dytë stinorin e kaluar, ndonëse skuadra ende nuk ka fituar trofe dhe dështoi keq në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar

Më Shumë

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme...

Dallaveret me vota, ish-kryeprokurori i Prizrenit: Edhe KQZ-ja duhet të ketë përgjegjësi

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka komentuar aksionin e djeshëm të Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave. Ai ka bërë me dije se në...

Lajmet e Fundit