16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Trafikonin emigrantë në SHBA e Kanada, 9 të arrestuar në Maqedoni

Policia maqedonase ka arrestuar një bandë prej 9 anëtarësh, të akuzuar për trafikim të paligjshëm emigrantësh nga Maqedonia dhe Shqipëria përmes dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit.

Sipas asaj që deklaroi ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, një ditë më parë gjatë një konference për shtyp, trafikantët maqedonas të këtij rrjeti ishin vënë nën hetim prej 18 muajsh. Ata ishin pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar ndërkombëtar.

Spasovski shtoi gjithashtu se, grupi kishte trafikuar shumë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria apo Maqedonia, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Në fokusin e këtij rrjeti kriminal ishin ata persona, të cilët do ta kishin të pamundur sigurimin e një vize amerikane apo kanadeze në rrugë ligjore.

Ndërkohë, sipas policisë, çmimi për shërbimet e ofruara nga banda e shkatërruar tashmë shkonte nga 20 mijë deri në 25 mijë dollarë për person, shkruan T0p Channel.

Më Shumë

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë. Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me...

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Lajmet e Fundit