29 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Trajneri i Norvegjisë e “kërcënon” Shqipërinë

Trajneri i Norvegjisë: Kam respekt për Shqipërinë, por në Elbasan do të imponojmë futbollin tonë

Shqipëria do të ndeshet me Norvegjinë ditën e nesërme në “Elbasan Arena”. Nordikët vijën në këtë takim me moral të lartë, pasi vetëm pak ditë më parë mposhtën Australinë në shifrat 4-1.Trajneri i kësaj përfaqësuese, suedezi Lars Lagerbak, foli ditën e sotme për mediat.

“Pas takimit ndaj Australisë nisëm të mendonim për Shqipërinë. Mendoj se na pret një përballje e vështirë. Kemi provuar në këto dy ditë të studiojmë lojën e Shqipërisë dhe e di që trajneri Panuçi po aplikon një sistem të ri, për këtë arsye po përgatisim lojtarët që të jenë të gatshëm për disa module të ndryshëm. Kam shumë respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë një grup të mirë lojtarësh. Në Europian u paraqitën mjaft mirë, e ritheksoj e vlerësoj Panuçin dhe ekipin shqiptar”.Stili i lojës së Norvegjisë? “Unë si trajner kam një filizofi që është të bëjmë lojën tonë në çdo takim, pavarësisht kundërshtarit. Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë, natyrisht mund të ketë momente gjatë ndeshjes që do të duhet ti përshtatesh edhe kundërshtarit.”Lagerbak ishte njeriu që dërgoi Islandën për në “Euro 2016”.

Trajneri jep recetën e tij se çfarë duhet për të patur një sukses të tillë.“Kam bindjen se duhet të punohet fort me sektorin e të rinjve dhe më kryesorja duhen trajnerë të aftë. Duhet të punohet me kushte bashkëkohore dhe nëse çdo gjë kryhet në mënyrë të saktë atëherë mund të presësh rezultatet.”

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtaren e Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarës...

Burak Özçivit viziton Vlorën, aktori i famshëm turk pritet me entuziazëm

Vlora përjetoi sot një atmosferë të pazakontë me praninë e aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, i cili tërhoqi shumë qytetarë që u dyndën...

Lajmet e Fundit