3.5 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Trajneri Skënder Gega shërohet nga koronavirusi, i kthehet skuadrës së Kukësit

Skënder Gega ka kaluar COVID-19 dhe problemet shëndetësore që i krijoi infeksioni i rrezikshëm.

Lajmi i gëzueshëm është dhënë sot nga klubi i Kukësit, i cili bëri të ditur se tekniku më në fund ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tekniku kishte udhëtuar drejt Turqisë dy javë më parë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore për shkak të COVID-19. Falë ndjekjes në strukturë të specializuar, Gega arriti të kalonte këto shqetësime dhe klubi bëri të ditur se tashmë ai do të niset drejt Shqipërisë, ku në ditët në vijim do të kthehet përsëri në drejtimin e skuadrës.

“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë”, shkruante klubi i Kukësit në njoftimin e tij.

Më Shumë

Haziz Hodaj nuk do të jetë delegat i Kuvendit të LDK-së

Anëtari i vjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, nuk do të jetë delegat në Kuvendin e kësaj partie që...

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar...

Lajmet e Fundit