Transferim për ditëlindje, një amerikan për Pirlon te Juventusi

Weston McKennie, kjo është dhurata e parë për Andrea Pirlon te Juventusi.

Mesfushori amerikan i Schalke 04 do të kalojë në Torino në huazim, sikurse raporton Sky Sport Italia. Bardhezinjtë do të paguajnë 3 milion euro dhe një vit më pas do të ketë mundësinë ta blejnë për 18 milion euro.

Image

McKennie ka bërë gati valixhet dhe nesër, në ditëlindjen e 22-të të tij, do të kryejë vizitat mjekësore në J-Medical dhe më pas do të nënshkruajë kontratën që e lidh Juventusin për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Mesfushori është pjesë e kombëtares së SHBA-ve dhe prej katër vitesh iu bashkua gjermanëve të Schalke 04. Fillimisht u aktivizua me të rinjtë dhe më pas kaloi në ekipin e parë. Sezonin e fundit ka qenë titullar dhe në 28 ndeshje ka shënuar tre gola në Bundesliga.

Më Shumë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit