7.1 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë do t’u vazhdohet mandati

GjykataKushtetuese e KosovesShtatori nuk do ta gjejë Gjykatën Kushtetuese pa kuorum.

Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë do t’u vazhdohet mandati në kundërshtim me procedurën që parasheh Kushtetuta dhe pa u vënë emrat e tyre për votim në Kuvend. Kjo është paralajmëruar nga autoritetet e Bashkimit Evropian në Kosovë, por edhe nga Presidenca. Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, do të bëjë emërimet, mbi bazën e të cilave presidentja Atifete Jahjaga do të lëshojë dekretet.Dhe me kaq procedura do të përfundojë.

Dispozitat kalimtare të Kushtetutës parashihnin se deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese do të përbëhej si në vijim: Gjashtë nga nëntë gjyqtarët emërohen nga presidenti, me propozimin e Kuvendit; Nga gjashtë gjyqtarët, dy do të shërbejnë për një mandat trevjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes, dy do të shërbejnë për një periudhë gjashtëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes, dhe dy do të shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes; Tre gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga përfaqësuesi ndërkombëtar civil pas konsultimit me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Koha Ditore/

Më Shumë

Bastisjet në Prizren,dyshohet se është arrestuar djali i Nait Hasanit

Djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të...

Rahoveci 029 nikoqir i Sigal Prishtinës

Rahoveci 029 pret sot Sigal Prishtinën në palestrën “Mizahir Isma”, në një ndeshje të rëndësishme të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra vendase hyn në...

Lajmet e Fundit