5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Tre të arrestuar për mbushjen e spitaleve me produkte false

policia specialeMateriali shpenzues që përdoret në spitalet publike, por që gjendet edhe në barnatore private, ka dyshime se ka hyrë në Kosovë me licencë të falsifikuar, për vite me radhë.

Së paku tri kontrata, në të cilat ka pasur qasje “Koha Ditore”, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë “Friends” dëshmojnë se kjo kompani i ka furnizuar institucionet shëndetësore publike me material shpenzues nga lista e barnave esenciale me certifikata të falsifikuara.

Armend Selimi, pronar i kompanisë së produkteve medicinale “Friends Medical”, është arrestuar të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Arrestimi i Selimit ka ardhur pas një “lufte”, të kësaj kompanisë për një tender për furnizim me material shpenzues në institucionet publike.

Janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Durim Ramadani dhe Zeqir Fetoshi.

Një gjë të tillë për “Kohën Ditore”, e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Imer Beka. Ai ka pranuar se tre të arrestuarit janë të dyshuar për krim të organizuar, falsifikim, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit